Arrestohet një person për shpërndarje të substancave narkotike

Kronikë e zezë

Arrestohet një person për shpërndarje të substancave narkotike

Më: 25 shtator 2023 Në ora: 20:46
Droga

Policia e Kosovës njofton se është ndaluar personi i dyshuar Sh.K. në Gjilan, ku të njëjtit në xhep iu janë gjetur dhe konfiskuar dy qese të dyshuara substancë narkotike e llojit marihuanë, e që më pas është realizuar bastisje në shtëpinë e të dyshuarit në fjalë ku është gjetur edhe një sasi tjetër e narkotikëve.

Sipas policisë, substancës së dyshuar narkotike iu është bërë testi fushor me ç’rast ka rezultuar pozitiv dhe ka peshuar 33.87 gram.

“Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit nga PTHDKR dhe i njëjti ka sugjeruar që i dyshuari pas intervistimit të dërgohet në ndalim policor për 48 orë”, thuhet në njoftim.

Policia thotë po ashtu se do të ndërmarrë masa dhe veprime ligjore ndaj të gjithë atyre personave të përfshirë në vepra penale, në veçanti me trafikimin e substancave narkotike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat