Digjet një veturë në Leposaviq

Kronikë e zezë

Digjet një veturë në Leposaviq

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 10:16
Foto ilustrim

Një femër ka raportuar se para shtëpisë së saj i është djegur vetura pronë e bashkëshortit të saj.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës ngjarja ka ndodhur mesnatën e së martës 00:00, në Leposaviq.

Tutje në raport thuhet se e njëjta po ashtu deklaron se në kohën e incidentit ka vërejtur dy persona me kapela, të cilët kanë ikur në drejtim të panjohur.

Nga ankuesja femër kosovare është raportuar se para shtëpisë së saj i është djegur vetura, pronë e bashkëshort i saj, e njëjta po ashtu deklaron se në kohën e incidentit ka vërejtur dy persona me kapela, të cilët kanë ikur në drejtim të panjohur”, thuhet në raport.

Ndërkaq, lidhur me rastin në vendngjarje kanë dal njësitë përkatëse për trajtim të rastit.

“Po ashtu në lidhje me rastin është informuar edhe prokurori kompetent me udhëzim të të cilit është iniciuar rasti i lartcekur. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat