Postojnë në rrjete sociale si gjuajnë me armë në ajër, arrestohen 5 persona

Kronikë e zezë

Postojnë në rrjete sociale si gjuajnë me armë në ajër, arrestohen 5 persona

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 10:36
Foto ilustrim

Me datë 03.09.2023 në rrjetet sociale është publikuar një video-incizim ku në fshatin Grashticë – Keqekollë të Prishtinës shihen disa persona duke shtënë në ajër me disa armë te ndryshme.

Policia bën të ditur se pas trajtimit dhe analizimit të rastit, është bërë identifikimi dhe arrestimi i pesë të dyshuarve.

Nga të cilët janë sekuestruar armët të cilët dyshohet se janë përdorur në rast.

Pas intervistimit të dyshuarit u liruan dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat