Një femër sulmon fizikisht dy policë në Prishtinë

Kronikë e zezë

Një femër sulmon fizikisht dy policë në Prishtinë

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 10:41
Foto ilustrim

Një femër ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë të cilët kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 13:32, në Prishtinë.

Tutje bëhet e ditur se e dyshuara është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

“Është raportuar se e dyshuara femër kosovare ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë të cilët kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. E dyshuar është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat