Kërcet grushti në Rahovec, i riu e bën për spital një 54-vjeçar

Kronikë e zezë

Kërcet grushti në Rahovec, i riu e bën për spital një 54-vjeçar

Më: 28 shtator 2023 Në ora: 07:38
Foto ilustrim

Mosmarrëveshjet mes qytetarëve shpeshherë përcillen me ofendime e kërcënime ndaj njëri-tjetrit. Madje nuk janë të rralla rastet kur ato shpërthejnë në dhunë, duke u përleshur fizikisht mes vete.

Në një përleshje fizike janë përfshirë dje edhe dy persona në fshatin Kramovik të Rahovecit, ku si rrjedhojë ka intervenuar Policia.

Burimet e medias brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se e gjithë ngjarja ka ndodhur pas një konflikti verbal mes palëve, ku 22-vjeçari ka eskaluar më pas në dhunë fizike ndaj viktimës, duke i shkaktuar atij lëndime trupore.

54-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërkohë që i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat