Babai dëshiron ta marrë fajësinë e aksidentit të djalit, arrestohet nga policia

Kronikë e zezë

Babai dëshiron ta marrë fajësinë e aksidentit të djalit, arrestohet nga policia

Më: 28 shtator 2023 Në ora: 08:30
Foto ilustrim

Një i ri, i cili nuk posedonte patentë shofer, kishte aksidentuar një tjetër veturë.

Policia raporton se në vendin e ngjarjes kishte shkuar babai i të dyshuarit, i cili ka kërkuar ka zyrtarët policor që të merrte përgjegjësinë e aksidentit.

Sipas policisë, të njëjtit i është refuzuar kërkesa nën sqarimin se nuk lejohet ligjërisht një gjë e tillë.

Babai i shkaktuesit të aksidentit u arrestua pasi i njëjti kishte filluar të fyejë dhe kanosë zyrtarët policorë.

“Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje” bëhet e ditur në njoftim të Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat