E dhimbshme: Humb jetën punonjësi Deçan, u godit nga shoferi i kamionit për grumbullimin e mbeturinave

Kronikë e zezë

E dhimbshme: Humb jetën punonjësi Deçan, u godit nga shoferi i kamionit për grumbullimin e mbeturinave

Më: 28 shtator 2023 Në ora: 10:48
Xhavit Alaj

Punonjësi i Ndërmarrjes Publike Lokale ‘Higjiena’ në Deçan, Xhavit Alaj, ka humbur jetën tragjikisht në një aksident.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ‘Higjiena’ përmes një postimi në rrjetin social Facebook, teksa u kanë shprehur ngushëllime familjarëve dhe kolgëve.

“Të nderuar miq dhe kolegë të Ndërmarrjes Publike Lokale “Higjiena” në Deçan, me dhimbje dhe pikëllim ju njoftojmë se pas një aksidenti tragjik është ndarë nga jeta kolegu ynë Xhavit Alaj!  

N.P.L.”Higjiena” do të kujtoj gjithmonë si punëtor të dashur, bashkëpunëtorë dhe kolegë të zellshëm”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat