Shoqërohet në polici mitrovicasi që kërcënoi me tri bomba mysalimanët në Xhaminë e Madhe

Kronikë e zezë

Shoqërohet në polici mitrovicasi që kërcënoi me tri bomba mysalimanët në Xhaminë e Madhe

Më: 28 shtator 2023 Në ora: 12:20
Foto ilustrim

Policia e rajonit të Mitrovicës, ka kapur një person me inicialet P.K, i cili haptazi kishte kërcënuar se do të hedhë tri bomba gjatë namazit të xhumasë në Xhaminë e Madhe në Mitrovicë.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale të Mitrovicës, Avni Zaiti, i cili tha se i njëjti është shoqëruar në stacionin policor për intervistim nga organet e hetuesisë.

Në videon e cila tashmë është bërë virale në platformën Tik Tok, P.K, dëgjohet të kërcënonte me zhdukjen e 1 mijë e 900 myslimanëve.

”Për një katolik, kom me ua q*** nanën 1 mijë e 900 [myslimanë]. Që s’ju zhduku, nuk hi une në burg për një myslim***, po 1 mijë e 900”.

”Tri dardha ua shti – në katin e parë të premten e zezë dhe ua msheli deren, edhe në të dytin kat ku mblidhen gratë talibanka, edhe aty ku mbledhen te xhamia, mitrolozin në krah edhe ju q*** nanën”, shprehej ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat