Tentuan të fusnin drogë në Dubravë, aktakuzë ndaj dy personave

Kronikë e zezë

Tentuan të fusnin drogë në Dubravë, aktakuzë ndaj dy personave

Më: 28 shtator 2023 Në ora: 14:51
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave nën dyshimin, për futje të narkotikëve në burgun e Dubravës në shtator të vitit të kaluar.

“Të pandehurit, V.J dhe B.S, sipas aktakuzës se ngritur nga prokurori i shteti, dyshohen së në bashkëkryerje, me datë 9 shtator të vitit 2022, rreth orës 13:30 minuta, në Qendrën Korrektuese të burgut të Dubravës, kanë  futur substanca narkotike, pasi kanë pasur dijeni për mënyrën e futjes së ushqimit brenda Qendrës Korrektuese të Burgut të Dubravës nga kompania kontraktuese

Të pandehurit (V.J dhe B.S) pa dijeninë e pronarit të kompanisë dhe shoferit të automjetit, i pandehuri V.J e dërgon me veturë të pandehuri B.S në Drenas dhe gjatë natës, rreth orës 1:48, në automjetit e kompanisë kontaktuese për bartjen e ushqimit në burgun e lartcekur, fusin narkotikë të llojit marihuan (me peshë 614.09 gram) të mbështjellë bashkë me 5 X20 tabletë DBOLMAX me peshë me peshë 11gram dhe me përmbajtje methyltestosterone, 212 tableta me peshë neto 27.61 gram me përmbajtje methandrostenolone, 7 telefona Samsung, 4 telefona Iphone dhe 10 adaptera të telefonave”, njofton kjo prokurori.

Sipas aktakuzës, gjatë kontrollit, oficerët korrektues në pjesën e pasme të kamionit, në një gyp të metaltë kanë vërejtur një qese të tejdukshme dhe pas hapjes së saj, kanë gjetur gjërat e lartcekura të cilat edhe i kanë sekuestruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat