Arrestohet një person për kontrabandë me mallra – policia sekuestron çajra për dobësim, mjaltë e produkte tjera

Kronikë e zezë

Arrestohet një person për kontrabandë me mallra – policia sekuestron çajra për dobësim, mjaltë e produkte tjera

Më: 28 shtator 2023 Në ora: 16:08
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës ka parandaluar sot edhe një rast të kontrabandimit me mallra nga Maqedonia e Veriut.

“Policia e Kosovës, respektivisht njësitë e Task Forcës, në kuadër të Policisë Kufitare – Lindje, me qëllim të luftimit dhe parandalimit të kriminalitetit dhe dukurive të tjera negative, kanë intensifikuar angazhimet operative dhe ushtrimin e autorizimeve policore në terren, ku si rezultat është identifikuar një mjet i dyshuar/kombi pa targa, i cili është zënë në flagrancë duke hyrë ilegalisht nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Republikën e Kosovës”, ka njoftuar policia.

Pas ndalimit të mjetit të dyshuar nga ana e zyrtarëve policorë është legjitimuar drejtuesi i mjetit, i dyshuari mashkull kosovar, tek i cili gjatë kontrollimit të mjetit janë gjetur dhe janë sekuestruar mallrat e dyshuara për kontrabandim, pa dokumente përkatëse.

Image
Foto nga vendi i ngjarjes

Mallrat e dyshuara janë si në vijim:

-99 pako me nga 12 kg mjaltë,

-1188 copë kavanoz qelqi,

-100 pako me çajra për dobësim “Nerox”,

-200 pako me çajra “Detoxs”,

-300 copa sprej “Viga 150000”,

-100 kutia x12 copë ”Exellent Q7”,

-200 copa “Titan Gel”.

Lidhur me rastin me vendim të prokurorit kompetent është iniciuar rasti ‘kontrabandim me mallra’, dhe malli i dyshuar për kontrabandim dërgohet në terminal doganor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat