Djegia e lokalit në oborrin e QKUK-së, Policia: S’ka të lënduar

Kronikë e zezë

Djegia e lokalit në oborrin e QKUK-së, Policia: S’ka të lënduar

Më: 29 shtator 2023 Në ora: 08:24
Foto nga vendi i ngjarjes

Sot rreth orës 07:00 të mëngjesit, një lokal në oborrin e Qendrës Kilinike Universitare të Kosovës është përfshirë nga zjarri.

Lajmin për klankosova e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ke treguar se nuk ka persona të lënduar në këtë rast.

“Sot rreth orës 07:00, është raportuar se në QKUK në Prishtinë , një objekt (lokal) është përfshirë nga zjarri.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit. Nuk raportohet për persona të lënduar. 

Aktualisht  policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë zyrtarja për informim e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat