Djegia e banesës në Fushë Kosovë, 16 persona kërkuan ndihmë mjekësore si pasojë e tymit

Kronikë e zezë

Djegia e banesës në Fushë Kosovë, 16 persona kërkuan ndihmë mjekësore si pasojë e tymit

Më: 30 shtator 2023 Në ora: 09:09
Policia

Djegia e banesës në Fushë Kosovë, 16 persona kërkuan ndihmë mjekësore si pasojë e tymit

Policia e Kosovës ka bërë me dije se 16 qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e tymit, pasi një banesë në Fushë Kosovë është përfshirë nga zjarri.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se tre prej tyre janë dërguar dhe në QKUK për tretman.

“Rr. Nëna Terezë, Fushë Kosovë  29.09.2023 – 12:12. Është raportuar se për shkaqe të panjohura nga zjarri është përfshi banesa pronë e viktimës mashkull kosovar e cila gjendet në katin e 5 të objektit banesor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante të policisë, zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin, eksperti i zjarreve dhe auto-ambulanca. Si pasojë e zjarrit disa banorë janë evakuuar nga objekti banesor, ndërsa si pasojë e tymit 12 qytetarë, dy zyrtarë policorë dhe dy zjarrfikës kanë pranuar tretman mjekësor, ku tre prej qytetarëve janë dërguar edhe në QKUK dhe pas tretmanit janë liruar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin dhe vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat