Detajet më të reja nga plagosja e djeshme në Prishtinë

Kronikë e zezë

Detajet më të reja nga plagosja e djeshme në Prishtinë

Më: 30 shtator 2023 Në ora: 09:10
Foto ilustrim

Personi që u plagos dje në lagjen “Dardania”, në Prishtinë është jashtë rrezikut për jetë, sipas informacioneve të fundit.

Policia njofton se i dyshuari për tentim vrasje gjendet ende në arrati.

“Lagjja Dardani, Prishtinë  29.09.2023 – 10:50. Është raportuar se në lagjen Dardani Prishtinë, viktima mashkull kosovar, ishte plagosur me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar, i cili më pas është larguar nga vendi i ngjarjes dhe gjendet në arrati.

Viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat