Arrestohen dy të mitur për vrasje në tentativë në Prishtinë

Kronikë e zezë

Arrestohen dy të mitur për vrasje në tentativë në Prishtinë

Më: 30 shtator 2023 Në ora: 09:46
Foto ilustrim

Të premten rreth orës 16:20, janë arrestuar dy të mitur në rrugën “Shpejtim Robaj” në Prishtinë, si të dyshuar për veprat penale “Vrasje në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, tentim vrasja ka ndodhur të enjten (28.09.2023).

“Rr. Shpejtim Robaj, Prishtinë  28.09.2023 – 16:20. 

Lidhur me rastin me datën 29.09.2023  janë  identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar të  mitur meshkuj kosovarë, të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit  njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, kurse tjetri është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat