Prizren, burri sulmon fizikisht gruan dhe djalin e tij

Kronikë e zezë

Prizren, burri sulmon fizikisht gruan dhe djalin e tij

Më: 30 shtator 2023 Në ora: 13:21
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur në Prizren.

Rasti ka ndodhur më 29 shtator, rreth orës 12:30.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se ajo dhe djali i saj për motive të ulëta ishin sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar. Si pasojë e dhunës viktima-djali i të dyshuarit, ka pranuar tretman mjekësor”, njofton Policia.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat