​Ndalohet vetura në Leposaviq, mbante bluzë me mbishkrime nacionaliste

Kronikë e zezë

​Ndalohet vetura në Leposaviq, mbante bluzë me mbishkrime nacionaliste

Më: 30 shtator 2023 Në ora: 14:31
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka ndaluar një veturë në Leposaviq, ku gjatë kontrollit janë gjetur gjëra me mbishkrime nacionaliste.

Rasti ka ndodhur ditën e premte rreth orës 13:30.

“Njësiti policor gjatë kontrollit ka ndaluar veturën të cilën kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull serb-kosovar dhe gjatë kontrollit në veturë kanë gjetur një bluzë dhe një stemë me mbishkrime nacionaliste”, njofton Policia.

Lidhur me rastin është informuar prokurori dhe gjyqtari dhe pas konsultimit ndaj të dyshuarit është iniciuar procedurë për kundërvajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat