Të shtëna me armë në Podujevë, arrestohen tre persona

Kronikë e zezë

Të shtëna me armë në Podujevë, arrestohen tre persona

Më: 1 tetor 2023 Në ora: 06:39
Foto ilustrim

Të shtëna me armë janë dëgjuar pasditën e sotme në Podujevë.

Rasti i dyshimtë ka ndodhur në fshatin Tashevc.

Sipas njoftimit policor, në vend të ngjarjes janë gjetur tetë gëzhoja plumbash.

Tre të dyshuar lidhur me rastin janë arrestuar.

Tek të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta dhe 3 fishekë.

“Pas intervistimit me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje” thuhet në njoftim policor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat