Ishte duke bashkëjetuar me një vajzë të mitur, arrestohet i dyshuari në Prizren

Kronikë e zezë

Ishte duke bashkëjetuar me një vajzë të mitur, arrestohet i dyshuari në Prizren

Më: 1 tetor 2023 Në ora: 08:38
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti ishte duke bashkëjetuar me një vajzë të mitur.

Arrestimi i personit të dyshuar u bë ditën e shtunë, 30 shtator.

“Më 30.09.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se gjatë muajit-Korrik ka kryer veprën e cekur, duke bashkëjetuar me viktimën e mitur femër kosovare. Pas intervistimit të palëve, në prezencë edhe të zyrtarit të QPS-së, viktima është dërguar për ekzaminime mjekësore”, njofton Policia.

Tutje, Policia bën të ditur se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti vazhdon të hetohet nga Policia e Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat