Pejani i dehur kanosi babain dhe familjarë tjerë, më pas demoloi orenditë në shtëpitë dhe tentoi t’i vë flakën ushqimit të bagëtive

Kronikë e zezë

Pejani i dehur kanosi babain dhe familjarë tjerë, më pas demoloi orenditë në shtëpitë dhe tentoi t’i vë flakën ushqimit të bagëtive

Më: 1 tetor 2023 Në ora: 09:11
Peje

Një person në Pejë është arrestuar për dhunë në familje.

Ai dyshohet se në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë psikike dhe ka kanosur babain e tij dhe anëtarë të tjerë të familjes, duke demoluar disa sende, orendi e të ngjashme në shtëpi, dhe po ashtu ka tentuar t’ia vë flakën edhe ushqimit të bagëtive.

Ai është dërguar në mbajtje.

“DHUNË NË FAMILJE – Pejë  30.09.2023 – 00:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili në gjendje të dehur, ka ushtruar dhunë psikike dhe ka kanosur viktimën mashkull kosovar, babain e tij dhe anëtarë të tjerë të familjes, duke demoluar disa sende, orendi e të ngjashme në shtëpi, dhe po ashtu ka tentuar t’ia vë flakën edhe ushqimit të bagëtive. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat