Vet-lëndohet me thikë gjatë një përleshje, tre të arrestuar

Kronikë e zezë

Vet-lëndohet me thikë gjatë një përleshje, tre të arrestuar

Më: 1 tetor 2023 Në ora: 11:05
Foto nga vendi i ngjarjes

Tre persona janë arrestuar në Prishtinë, të cilët pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes veti.

Ndërsa i dyshuari i katërt i përfshirë në rast, dyshohet gjatë përleshjes aksidentalisht është vet-lënduar, pasi kishte në posedim një mjet të mprehtë-thikë dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur dje në rrugën “Xhorxh Bush”, ku të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u hetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat