Malishevë: Babai e rrah djalin veç pse i pastroi dhëmbët në kuzhinë, ndalohet për 48 orë

Kronikë e zezë

Malishevë: Babai e rrah djalin veç pse i pastroi dhëmbët në kuzhinë, ndalohet për 48 orë

Më: 2 tetor 2023 Në ora: 09:55
Ilustrim

Jo rrallëherë fëmijët janë viktima të dhunës qoftë nga prindërit e tyre apo edhe anëtarë të tjerë të familjes. Në shumicën e këtyre rasteve, fëmijët janë edhe të moshës së mitur, ndaj të cilëve ushtrohet dhunë fizike e psikike, por ndodhë që edhe të rriturit të përfshihen në konflikte të tilla me baballarët.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në një familje në fshatin Dragobil në Malishevë, ku Policia arrestoi një 50-vjeçar, që dyshohet për dhunë në familje.

Burimet nga Prokuroria bëjnë me dije se këtë herë viktimë është një i mitur, ndaj të cilit ka ushtruar dhunë babai i tij, duke i shkaktuar lëndime trupore, por edhe shqetësim.

Për pasojë, djali ishte larguar nga shtëpia, derisa Policia intervenoi dhe u zbuluan të gjitha detajet e asaj që kishte ndodhur në shtëpinë e tyre.

I dyshuari e kishte rrahur djalin pasi i njëjti i kishte pastruar dhëmbët në kuzhinë, veprim ky që e mllefosi dhe plasi sherri.

Si rezultat i raportimit të rastit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e të njëjtit dhe inicimin e rastit ndaj tij nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “Dhunë në familje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat