I siguroi një gruaje pasaportë false që të dilte ilegalisht nga vendi, arrestohet 40-vjeçari nga Kosova

Kronikë e zezë

I siguroi një gruaje pasaportë false që të dilte ilegalisht nga vendi, arrestohet 40-vjeçari nga Kosova

Më: 2 tetor 2023 Në ora: 13:29
Foto ilustrim

Shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, bazuar në analizën e riskut dhe si rezultat i përdorimit të pajisjeve bashkëkohore dedektuese, kanë konstatuar dhe goditur një rast të pajisjes me dokumente false, me qëllim kalimin e kundërligjshëm të kufirit. Për këtë rast u vu në pranga shtetasi kosovar U. B., 40 vjeç, rezident në Zvicër, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen Z. B., 39 vjeçe, banuese në Kosovë.

Shtetasja Z. B. u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare, në dalje të vendit, në portin e Durrësit, gjatë tentativës për të dalë nga vendi, me një pasaportë të dyshuar të falsifikuar, me të cilën nga veprimet hetimore, rezultoi se e ka pajisur shtetasi i arrestuar U. B.

Pasaporta e dyshuar false u sekuestrua si provë materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat