Arrestohet një person për kontrabandim me migrantë në Fushë Kosovë

Kronikë e zezë

Arrestohet një person për kontrabandim me migrantë në Fushë Kosovë

Më: 3 tetor 2023 Në ora: 12:58
Foto ilustrim

Një person me inicialet B.Sh është arrestuar të hënën nën dyshimin për kontrabandë me migrantë në Fushë Kosovë.

Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se është realizuar një urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

“Arrestohet i dënuari për kontrabandim me migrantë. Dje nga njësite të stacionit policor të Fushë Kosovës, është realizuar një urdhëresë e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Personi, B.Sh, mashkull, 48 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me burgim nga gjykata për veprën kontrabandim me migrantë, pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, është dërguar për vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat