Iu gjetën 24 revole në veturë, Policia arreston shoferin dhe dy të dyshuar të tjerë

Kronikë e zezë

Iu gjetën 24 revole në veturë, Policia arreston shoferin dhe dy të dyshuar të tjerë

Më: 3 tetor 2023 Në ora: 17:42
Gjerat e sekuestruara

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot ka arrestuar tre persona.

Fillimisht është arrestuar një shtetas i Gjermanisë, H.H., në pikën kufitare në Merdarë.

Atij i janë gjetur 24 revole.

“Me datë 02.10.2023, hetuesit e Njësisë për Hetimin e Krimit të Organizuar (Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda) të Policisë së Kosovës, pas një pune hetimore dhe operative në teren në pikën e kalimin kufitar në Merdare, kanë ndaluar veturën e tipit Mercedes me tabela të huaja, të cilën e drejtonte i dyshuari H. H., (1975) me shtetësi Gjermane. Gjatë kontrollit të veturës së personit të dyshuar janë gjetur njëzetekatër (24) revole.”

Për këtë rast, hetuesit kanë kontrolluar tri lokacione: dy në Pejë dhe 1 në Skenderaj.

Në Pejë është kontrolluar një shtëpi e të dyshuarit të parë dhe një pronë e një të dyshuari tjetër, ndërsa në Skenderaj është kontrolluar prona e të dyshuarit të tretë.

“Lidhur me rastin pas arrestimit të personit të parë të dyshuar, në pikën kufitare Merdare, hetuesit policorë kanë ndërmarrë veprime të tjera hetimore me qëllim të zbardhjes së rastit, me ç’rast kanë kontrolluar tri lokacione: dy (2) lokacione në Pejë dhe një (1) lokacion në Skenderaj. Në Pejë janë kontrolluar një pronë e të dyshuarit të parë H.H si dhe një pronë e të dyshuarit B.H., (1984) ndërsa në Skenderaj është kontrolluar prona e të dyshuarit H.Z., (1972).”

Në lidhje me rastin si dëshmi materiale janë sekuestruar: 24 revole të tipit Zoraki 9 mm, të modifikuara nga lloji i armës me plumba me gas, në armë me fishekë zjarri; 1 veturë furgon – Mercedes me targa gjermane; 650 euro para të gatshme; 3 telefona; 1 DVR.

Me aktvendim të prokurorit kompetent pas intervistimit, tre të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor, prej 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat