Ia vodhi paratë babait, arrestohet një person në Malishevë

Kronikë e zezë

Ia vodhi paratë babait, arrestohet një person në Malishevë

Më: 4 tetor 2023 Në ora: 09:34
Foto ilustrim

Është arrestuar një person dje në Malishevë pasi dyshohet që para një muaji i kishte vjedhur babait të tij një shumë të konsiderueshme të parave.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Malishevë 06.09.2023-12:00. Me 03.10.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti me datën e lartcekur babait të tij viktimës mashkull kosovar i kishte vjedhur një shumë të konsiderueshme parash.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat