Tre të lënduar nga një aksident trafiku te Rruga C

Kronikë e zezë

Tre të lënduar nga një aksident trafiku te Rruga C

Më: 4 tetor 2023 Në ora: 16:35
Foto ilustrim

Tre persona janë lënduar në një aksident trafiku, ndodhur sot te Rruga C në Prishtinë.

Në aksident u përfshinë një motokultivator dhe dy automjete tjera.

Kështu bëri të ditur, zyrtarja për informim e policisë rajonale në Prishtinë, Flora Ahmeti.

Ajo tutje konfirmoi se rasti është duke u hetuar nga njësiti i trafikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat