Gruaja ushtron dhunë ndaj burrit në Lipjan, ai thotë se s’po ia respekton familjen – ajo ia fajëson motrat

Kronikë e zezë

Gruaja ushtron dhunë ndaj burrit në Lipjan, ai thotë se s’po ia respekton familjen – ajo ia fajëson motrat

Më: 4 tetor 2023 Në ora: 23:32
Ilustrim

Pothuajse çdo ditë në Policinë e Kosovës denoncohen raste të dhunës në familje, ku viktima janë kryesisht gratë, të cilat përjetojnë dhunë qoftë nga bashkëshortët, apo edhe familjarët e tjerë.

E në raste më të rralla, janë burrat ata që kërkojnë ndihmë si viktima të dhunës në familje.

Kështu i ka ndodhur një burri në Vërshevc të Lipjanit, i cili ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës pas dhunës që raportoi se ka përjetuar nga bashkëshortja e tij.

Viktima ka pohuar në stacion policor se konfliktet mes tij dhe gruas kanë nisur si pasojë e mosrespektit të saj ndaj familjes së tij, që kanë shkaktuar debate të cilat kanë eskaluar në dhunë psikike.

Por e dyshuara, e cila u shoqërua po ashtu në Polici, i ka mohuar pretendimet e burrit të saj, duke deklaruar para hetuesve policorë se fajin e kanë kunatat e saj, të cilat po e fusin në sherr me bashkëshortin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit ndaj të dyshuarit dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat