Rrahje e kërcënime: Këta janë të dyshuarit që u arrestuan për sherrin në Emshir, dy prej tyre në ndalim

Kronikë e zezë

Rrahje e kërcënime: Këta janë të dyshuarit që u arrestuan për sherrin në Emshir, dy prej tyre në ndalim

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 07:27
Foto ilustrim

Tre persona janë arrestuar pasi dyshohet se janë përfshirë në një përleshje që ka ndodhur të martën në rrugën “Rexhep Krasniqi” në lagjen Emshir në Prishtinë, pas një mosmarrëveshje që kanë pasur mes vete. Dy prej tyre kanë përfunduar në ndalim policor dhe ndaj tyre tashmë kanë nisur hetimet.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se personat që përfunduan në pranga si të dyshuar për këtë rast janë E. Hajdari dhe F. Muqi, ndaj të cilëve pas arrestimit është lëshuar urdhër për ndalim, kurse i dyshuari Xh. Hajdari është lënë i lirë.

Media mëson se të dyshuarit fillimisht kanë pasur fillimisht një konflikt verbal, që eskaloi më pas në sulm dhe të njëjtit u futën në sherr.

Pasi Policia ka intervenuar në vendin e ngjarjes, ka arritur t’i kap të dyshuarit, të cilët janë arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor.

Hetimet për këtë rast kanë nisur në drejtim të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Kanosje”, teksa veprimet tjera do të merren brenda afatit ligjor.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Prishtinë.

“Pas një mosmarrëveshje janë kanosur dhe rrahur mes veti tre të dyshuar meshkuj kosovar. Dy prej tyre janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit,  janë dërguar në mbajtje.“, ka njoftuar Policia.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat