Plas sherri në një familje në Rahovec, babai detyrohet ta denoncojë djalin: Po na shkakton probleme

Kronikë e zezë

Plas sherri në një familje në Rahovec, babai detyrohet ta denoncojë djalin: Po na shkakton probleme

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 07:29
Foto ilustrim

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre.

Kështu ka ndodhur së fundmi në një familje në Rahovec, ku një burrë është përballur me dhunë nga djali i saj, 38-vjeçar, me të cilin që një kohë ka probleme.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se rasti i fundit ka ndodhur në shtëpinë e tyre, ku plasi sherri pas një mosmarrëveshje verbale mes djalit dhe babait të tij, për çka ky i fundit u detyra ta denoncojë në Polici.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari, i cili është recidivist i dhunës në familje është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i njëjti është ndaluar për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rasti tjetër për kryerjen e veprës penale “Dhunë në familje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat