Llapjani sulmon bashkëshorten pasi i ngordhi lopa, gruaja e godet veten me thikë nga nervoza

Kronikë e zezë

Llapjani sulmon bashkëshorten pasi i ngordhi lopa, gruaja e godet veten me thikë nga nervoza

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 07:49
Foto ilustrim

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë raportohen dhjetëra të tilla, ku zakonisht viktima janë gratë të cilat dhunohen në forma të ndryshme nga partnerët e tyre.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në Podujevë, ku një burrë ka përfunduar në Polici si i dyshuar për dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Media mëson se rasti ka ndodhur shtëpinë e tyre, ku sherri dyshohet se plasi pasi familjes iu ngordhi një kafshë shtëpiake (lopë) dhe kjo e shtyri burrin që ta sulmojë bashkëshorten e tij. Por situata eskaloi, pasi gruaja më pas e ka goditur veten me një thikë, si pasojë e nervozës që ia shkaktoi burri.

Posa rasti është denoncuar në Polici, palët janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku kanë dhënë deklaratat e tyre.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat