Hajnat vjedhin një cisternë për gaz në Kamenicë

Kronikë e zezë

Hajnat vjedhin një cisternë për gaz në Kamenicë

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 08:36
Foto ilustrim

Një person ka raportuar se persona të panjohur kanë vjedhur një cisternë për gaz.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 11:47 në fshatin Koretin, të Kamenicës.

Tutje bëhet e ditur se sipas raportuesit vlera e cisternës është rreth 30 mijë euro.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se i/të dyshuar deri më tani të pa njohur, kanë vjedhur një cisternë për gaz vlera e të cilës sipas viktimës është rreth 30.000 euro”, thuhet në raport.

Ndërkaq, tutje bëhet e ditur se nuk raportohet për të arrestuar, rasti në hetime. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat