Arrestohet një shitës i drogës në Prishtinë

Kronikë e zezë

Arrestohet një shitës i drogës në Prishtinë

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 08:43
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një shitës të drogës në Prishtinë.

Sipas policisë arrestimi ka ardhur pasi kanë pranuar informata dhe kanë kryer hetime.

Gjatë kontrollit atij i është gjetur dhe sekuestruar një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë 5.6 gram, një telefon dhe 25 € dhe një thikë.

"Rr. Misine Kokollari, Prishtinë  04.10.2023 – 17:00. Pas pranimit të informatave se një i dyshuar mashkull kosovar merret me shitblerjen e substancave narkotike dhe pas një pune hetimore me datë 04.10.2023 është  arrestuar i dyshuari pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë 5.6 gram, një telefon dhe 25 € dhe një thikë. I dyshuari ka pohuar se në shtëpinë e tij ka një sasi të narkotikëve dhe gjatë kontrollit të shtëpisë janë gjetur dhe sekuestruar 73 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat