Po voziste veturën pa patentë shofer – pejani arrestohet pasi kanos zyrtarin policor

Kronikë e zezë

Po voziste veturën pa patentë shofer – pejani arrestohet pasi kanos zyrtarin policor

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 09:03
Foto ilustrim

Policia e Kosovës në Pejë, mbrëmë rreth orës 20:30 ka arrestuar një person në rrugën “ Mbreteresha Teutё”.

I njëjti kishte qenë duke vozitur veturën me targa vendore, pas verifikimit nga zyrtari policor, ka rezultuar se i dyshuari e ka tё ndaluar drejtimin e automjetit pёr shkak se patentë shoferin e ka nën masën mbrojtëse (sekuestruar), ndaj tё njëjtit ёshtё shqiptuar gjoba dhe ёshtё kërkuar qё veturën ta drejtoj dikush tjetёr.

“I dyshuari nё shenjё revolte nuk ka pranuar qё dikush tjetёr ta drejtoj veturën e tij dhe fillon tё bërtas dhe kanos viktimën (zyrtarin policor)”, thuhet në njoftim.

Personi i dyshuar ёshtё arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat