Bastisje në Prishtinë

Kronikë e zezë

Bastisje në Prishtinë

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 09:38
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në koordinim me Prokurorinë e Shtetit dhe me urdhëresë të gjykatës të mërkurën janë kryer bastisje në dy lokacione në Prishtinë.

Gjatë këtij aksioni janë arrestuar dy persona dhe janë sekuestruar një revole, një veturë dhe tre telefona.

“Një revole, një veturë, tre telefona 915 € si dhe shënime dhe evidenca që dyshohet se ndërlidhen me veprën penale.

Dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer veprën e lartë cekur dhe të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje” thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat