Arrestohen burrë e grua në Prishtinë, u rrahen mes vete

Kronikë e zezë

Arrestohen burrë e grua në Prishtinë, u rrahen mes vete

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 10:25
Foto ilustrim

Policia ka arrestuar një qift bashkëshortor në Prishtinë,  pasi që  janë përleshur fizikisht mes vete. Burri i cili është rrahur me gruan e tij, ka pranuar dhe tretman mjekësor.

“Janë arrestuar i dyshuari dhe e dyshuara (qift bashkëshortorë) nën dyshimin se janë përleshur fizikisht.

I dyshuari ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara ka refuzuar tretmanin mjekësor.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i cili ka rekomanduar që pas intervistimit të dyshuarit të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat