Arrestohet babai në Istog, rrahu vajzën e tij

Kronikë e zezë

Arrestohet babai në Istog, rrahu vajzën e tij

Më: 6 tetor 2023 Në ora: 09:49
Foto ilustrim

Një burrë është arrestuar në Istog, pasi që kishte ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij. Si pasojë e lëndimeve të marra, viktima ka pranuar dhe tretman mjekësor.

“Me datën 05.10.2023, viktima femër kosovare ka raportuar se me datën dhe kohen e lartcekur është rrahur nga prindi i saj.

Viktima kishte pësuar lëndime dhe të njëjtës i është dhënë tretman mjekësor.

Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe  pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat