Dyshohet për sulm fizik në Gjakovë, gruaja dërgohet në strehimore e burri arratiset

Kronikë e zezë

Dyshohet për sulm fizik në Gjakovë, gruaja dërgohet në strehimore e burri arratiset

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 08:59
Foto ilustrim

Një femër ka raportuar se bashkëshorti i saj (i dyshuar) e ka sulmuar fizikisht.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 12:35, në Gjakovë.

Tutje bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është arrastisur.

“Viktima femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar me të cilin është duke bashkëjetuar, e ka sulmuar fizikisht. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat