Gjendet i vdekur në Gllaviqicë të Pejës personi që u raportua i zhdukur

Kronikë e zezë

Gjendet i vdekur në Gllaviqicë të Pejës personi që u raportua i zhdukur

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 14:07
Foto ilustrim

Një person që ishte raportuar si i zhdukur nga policia është gjetur sot pa shenja jete në Gllaviqicë të Pejës.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai tha se një qytetar e ka lajmëruar policinë pasi e kishte gjetur atë të vdekur.

Gashi tha se dje policia kishte kërkuar bashkëpunim për gjetjen e tij.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të zhdukur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat