Derisa i ikën policisë goditën veturën e tyre dhe një tjetër private, arrestohen dy të dyshuar të dehur në Vushtrri

Kronikë e zezë

Derisa i ikën policisë goditën veturën e tyre dhe një tjetër private, arrestohen dy të dyshuar të dehur në Vushtrri

Më: 8 tetor 2023 Në ora: 09:07
Foto ilustrim

Dy burra janë arrestuar në Vushtrri.

Ata dyshohet seishin ndalur duke vozitur të dehur dhe më pas kanë ikur.

Policia njofton se ata pastaj kanë shkaktuar aksident me një veturë private e më pas e kanë goditur edhe veturën e Policisë.

Njëri nga të dyshuarit e ka sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor.

Me vendim të prokurorit të njëjtit janë dërguar në mbajtje

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit janë ndaluar duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur( nën ndikim të alkooli) të cilët në ikje kanë shkaktuar aksident trafiku me një veturë private dhe kanë goditur veturën e policisë. Njëri nga të dyshuarit e ka sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor. Me vendim të prokurorit të njëjtit janë dërguar në mbajtje.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat