Vdes në QKUK një person që ishte lënduar në një aksident trafiku

Kronikë e zezë

Vdes në QKUK një person që ishte lënduar në një aksident trafiku

Më: 8 tetor 2023 Në ora: 09:08
Foto ilustrim

Ka vdekur një person i cili ishte lënduar në një aksident trafiku që kishte ndodhur më 5 tetor  në Gjakovë.

Viktima ishte duke u trajtuar në QKUK.

Derisa, aty ka ndërruar jetë, njofton raporti 24 orësh i policisë.

Ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë i është dërguar familjarëve për ceremoni mortore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat