I arrestuari për terrorizëm në Pejë është një i mitur, dyshohet se planifikonte vrasjen e nxënësve në klasën e tij

Kronikë e zezë

I arrestuari për terrorizëm në Pejë është një i mitur, dyshohet se planifikonte vrasjen e nxënësve në klasën e tij

Më: 8 tetor 2023 Në ora: 12:35
Foto ilustrim

Policia e Kosovës më herët njoftoi se ka arrestuar një person në Pejë, pasi i njëjti dyshohet se ishte në përgaditjen e disa veprave terroriste.

Telegrafi nga burimet e veta brenda Prokurorisë merr vesh se bëhet fjalë për një të mitur, i cili ishte duke përgaditur planin për vrasjen e disa nxënësve në klasën e tij.

Lidhur me rastin, i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Rasti po hetohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat