Grabitje në filialin e “VALA-s” në Prizren/ Nën kërcënimin e armës, 40-vjeçari arrin t’ia merr punëtores pazarin

Kronikë e zezë

Grabitje në filialin e “VALA-s” në Prizren/ Nën kërcënimin e armës, 40-vjeçari arrin t’ia merr punëtores pazarin

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 00:16
Foto ilustrim

Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, sidomos nga vjedhjet e grabitjes, fenomen ky mjaft shqetësues, që po shkakton humbje e pasiguri nëpër banesa, shtëpi, institucione financiare, vetura e dyqane.

Së fundmi një grabitje ka ndodhur në filialin e “Vala-s” në Prizren ku një 40-vjeçar derisa ishte i pajisur me mjet të mprehtë, kishte hyrë për të kryer grabitje.

Nën kërcënimin e armës së ftohtë, 40-vjeçari kishte arritur të ia marrë me dhunë punëtores një shumë parash dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.

Ndërsa, pas një pune intensive hetimore, Policia ka arritur ta identifikoj dhe ta arrestohet të dyshuarin.

Gjatë intervistimit nga hetuesit, 40-vjeçari ka pranuar kryerjen e veprës, kurse me vendim të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Është raportuar se në një lokal i dyshuari mashkull kosovar pasi kishte goditur me një mjet të mprehtë/ thikë viktimën femër kosovare, nga vendi i ngjarjes ka grabitur një shumë parashë dhe më pas është larguar. Lidhur me rastin, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor. Ndërsa si rezultat i një pune intensive hetimore është arritur të identifikohet dhe arrestohet i dyshuari lidhur me rastin, i cili ka pranuar kryerjen e veprës gjatë intervistimit, me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat