Digjet një pjesë e materialit zyrtar të arkivuar në Ferizaj

Kronikë e zezë

Digjet një pjesë e materialit zyrtar të arkivuar në Ferizaj

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 09:08
Foto ilustrim

Të hënën një person ka raportuar në Policisë se në rrethana te panjohura është djegur një pjesë e materialit zyrtar të arkivuar.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, lidhur me këtë rast është njoftuar prokurori kujdestar dhe rasti është nën hetime.

“Ferizaj 07.10.2023 – më 09.10.2023, ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në rrethana të panjohura është djegur një pjesë e materialit zyrtar të arkivuar.

Është njoftuar prokurori kujdestar, njësitet përkatëse janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat