Aksident trafiku mes një kamioni dhe një veture në magjistralen Prishtinë – Pejë

Kronikë e zezë

Aksident trafiku mes një kamioni dhe një veture në magjistralen Prishtinë – Pejë

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 10:07
Foto ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në magjistralen Prishtinë – Pejë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Luljeta Mehmeti tha se në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë.

“Nga informacionet e pranuara nga terreni, mund të konfirmojmë se sot në orët e mëngjesit në rrugën magjistrale Prishtinë- Pejë, në afërsi të Vragolisë, ka ndodhur një aksident trafiku ku të përfshira kanë qenë një kamion dhe një veturë”, deklaroi ajo.

Mehmeti shtoi tutje se njësia përgjegjëse ka dalë në vendngjarje dhe sipas informacioneve, në aksident nuk ka persona të lënduar, ka vetëm dëme materiale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat