Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile në Kosovë

Kronikë e zezë

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile në Kosovë

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 19:45
Foto ilustrim

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person nën dyshimet për krime lufte në Kosovë.

I dyshuari T.B., i nacionalitetit serb, është lokalizuar sot në Merdarë dhe i njëjti dyshohet për krime lufte kundër popullatës civile gjatë viteve ‘98-’99, në Vushtrri.

“Policia e Kosovës, konkretisht Departamenti i Policisë kufitare në bashkëpunim me hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, kanë arritur që sot, më 10.10.2023, në orët e pasdites në Merdarë t’a lokalizojnë dhe arrestojnë të dyshuarin mashkull/serb me iniciale (T.B.), viti i lindjes 1971”.

“I njëjti dyshohet për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” të kryer gjatë viteve 1998-1999 në komunën e Vushtrrisë”, thuhet në komunikatë.

“Personi i dyshuar është dërguar në Polici dhe pritet të intervistohet në prezencë të avokatit mbrojtës ku të gjitha procedurat e mëtejme do të ndërmerren në bashkërendim me organet e drejtësisë”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat