Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet për vjedhjen e disa artikujve ushqimorë në qendër tregtare

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet për vjedhjen e disa artikujve ushqimorë në qendër tregtare

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 09:33
Foto ilustrim

Policia e Kosovës njofton se të martën ka arrestuar një person në Ferizaj, pasi dyshohet për vjedhjen e disa artikujve ushqimorë.

Sipas njoftimit, vjedhja ka ndodhur rreth orës 22:00 në një qendër tregtare në rrugën “Brahim Ademi”.

“Me datën 10.10.2023, rreth orës 22:00, policët e stacionit në Ferizaj kanë pranuar një informacion se një person në një qendër tregtare në rrugën ‘Brahim Ademi’ në Ferizaj kishte vjedhur disa artikuj ushqimorë.  Njësia e Hetimeve i ka marrë veprimet e nevojshme dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i ka nisur hetimet”, thuhet në komunikatën për media.

Tutje bëhet e ditur se i dyshuari është I.D i moshës 33-vjeçare dhe i njëjti dyshohet edhe për disa vjedhjeve të tjera të kryera më herët.

Policët hetues pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, kanë arritur që të sigurojnë prova të mjaftueshme dhe të identifikojnë të dyshuarin I.D (M/K) i moshës 33 vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer vjedhjen e disa artikujve ushqimor në vlerë prej 175 eurove”.

“I dyshuari I.D, rreth orës 23:45 është arrestuar dhe është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit të tij nga policët hetues, në prani edhe të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore. I njëjti dyshohet edhe për disa vjedhjeve të tjera të kryera më herët”, përfundon njoftimi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat