​Arrestohet një person i kërkuar nga Interpoli

Kronikë e zezë

​Arrestohet një person i kërkuar nga Interpoli

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 19:19
Foto ilustrim

Sot më datën 12 tetor 2023, njësiti FAST-Kosova nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit e Policisë së Kosovës kanë arrestuar një person në kërkim nga Interpoli.

I dyshuari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, me urdhër arrest ndërkombëtar përmes Interpolit kërkohej nga autoritetet e Shqipërisë nën dyshimin për veprimtari penale, respektivisht “kultivim të bimëve narkotike”.

Me vendim të prokurorit kompetent personi i arrestuar dërgohet në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore.

Policia e Kosovës ka një bashkëpunim të shkëlqyer me institucionet ndërkombëtare të zbatimit të ligjit si dhe ky bashkëpunim do të vazhdoj në frymën e besimit dhe bashkëpunimit edhe në të ardhmen në funksion të parandalimit dhe luftimit të kriminalitetit në përgjithësi, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat