Rikthehet shëndosh e mirë 35-vjeçarja e zhdukur në Podujevë, thotë se qëndroi me të dashurin e saj

Kronikë e zezë

Rikthehet shëndosh e mirë 35-vjeçarja e zhdukur në Podujevë, thotë se qëndroi me të dashurin e saj

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 20:36
Ilustrim

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Të shqetësuar për fatin e tyre, ata raportojnë rastet në Polici, me shpresën se do të marrin informacione për vendndodhjen e tyre.

Kështu ka ndodhur së fundmi në një familje në Podujevë, ku një vajzë 35-vjeçare ishte larguar nga shtëpia prej dje në mëngjes dhe nuk dihej asgjë për vendndodhjen e saj.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se vajza është kthyer pas një dite në shtëpi pasi fillimisht ishte raportuar si e zhdukur nga nëna e saj.

Sinjali mëson se e reja ka dhënë deklaratën e saj lidhur me rastin dhe para hetuesve policorë ka bërë me dije ndër të tjera se ka qëndruar me të dashurin e saj dhe nuk është abuzuar nga askush.

Pas ekzaminimeve të kryera nuk janë vërejtur shenja të dhunës apo keqtrajtimit dhe gjendja e saj shëndetësore është e mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat