“Tha se e do një grua tjetër dhe më sulmoi”/ 28-vjeçarja nga Mitrovica e denoncon bashkëshortin në Polici

Kronikë e zezë

“Tha se e do një grua tjetër dhe më sulmoi”/ 28-vjeçarja nga Mitrovica e denoncon bashkëshortin në Polici

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 21:14
Ilustrim

Vajzat dhe gratë vazhdojnë të mbeten viktimat më të shpeshta të dhunës në familje. Bashkëshortët dhe anëtarët tjerë të familjes në shumë raste ushtrojnë dhunë sistematike në mënyra të ndryshme ndaj tyre.

E për shkak të dhunës fizike që përjetojnë, viktimat në të shumtën e herëve përfundojnë me lëndime të rënda dhe dërgohen në spital.

Me dhunë nga bashkëshorti i saj, është përballur para disa ditësh edhe një grua në fshatin Broboniq të Mitrovicë, por nuk e ka raportuar menjëherë rastin në Polici.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se ka qenë vetë viktima ajo e cila ka kërkuar ndihmën e Policisë, ku ka raportuar se burri ka ushtruar dhunë ndaj saj, pas një mosmarrëveshje që kanë pasur mes vete.

Siç merr vesh gazeta bazuar në dëshminë e saj, bashkëshorti i saj fillimisht i ka thënë se tashmë e dashuron një grua tjetër dhe më pas e ka goditur.

Përballë kësaj situate, gruaja vendosi ta raportojë krejt çka kishte ndodhur në shtëpinë e tyre.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me rastin.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarit kanë nisur hetimet për veprën ‘Dhunë në familje’’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat