Suharekë, hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi

Kronikë e zezë

Suharekë, hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi

Më: 13 tetor 2023 Në ora: 09:55
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Suharekë ka ndodhur një vjedhje ditën e enjte.

Siç njofton policia, persona të panjohur kanë depërtuar në një shtëpi, duke vjedhur para, stoli ari dhe argjendi në vlerë të konsiderueshme.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur me përdorim force kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur para të gatshme, stoli ari dhe argjendi në vlerë te konsiderueshme

. Nga njësitë relevante policore po kryhen veprime hetimore”, njofton Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat